Mickoski, për Korridoret 8 dhe 10D: Rishqyrtim, pas ardhjes në pushtet

Mickoski, për Korridoret 8 dhe 10D: Rishqyrtim, pas ardhjes në pushtet

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se me ardhjen e partisë së tij në pushtet, ai personalisht do të angazhohet për shqyrtimin e tenderit të mbikëqyrjes së Korridoreve 8 dhe 10-D. Mickoski porositi pushtetin se për disa muaj nga sot e tutje le ta fshehin krimin nën tepik, por do të vij dita që gjithçka do të zbardhet dhe do të ketë përgjegjësi.

“Ky krim tani mund të fshihet, por personat që janë pjesëmarrës bashkërisht me kompaninë për veshje të brendshme duhet ta kenë të qartë se për disa muaj nga tani unë personalisht do të merrem me këtë projekt me të cilën duhet të bëhet mbikëqyrja e punimeve në dy korridore të rëndësishme. Personalisht do të merrem me to dhe do të jap gjithçka nga vetja që fajtorët që kanë vjedhur nga ky popull i varfër të dalin para drejtësisë”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button