Mickoski: Preferoj opozitën shqiptare për partner koalicioni

Mickoski: Preferoj opozitën shqiptare për partner koalicioni

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, si partner potencial politik për një koalicion dhe bashkëpunim eventual, preferon opozitën shqiptare. Duke folur rreth kësaj teme në emisionin “360 Gradë”, Mickoski tha:

“Për mua është e rëndësishme, me atë parti politike me të cilën do të ulemi të negociojmë për shumicën parlamentare, të kemi një përputhje programore. Të mund të merremi vesh rreth programit. Në rast se më pyesni se kë preferoj, do ju them se e preferoj opozitën shqiptare. Por ka një rregull, ai është rregulli i Badenterit, të cilin duhet ta respektojmë në raste se dëshirojmë reforma të suksesshme”, deklaroi Mickoski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button