Mickoski: Pres që diskutimi në Komisionin kushtetues parlamentar të përfundojë sot
Mickoski: Pres që diskutimi në Komisionin kushtetues parlamentar të përfundojë sot

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në Manastir tha se nuk pret që diskutimi për amendamentet kushtetuese në Komisionin parlamentar për Çështje Kushtetuese të zgjasë dhjetë ditë, por pret dhe ka “ndjenjë” se do të përfundojë sot.
“Dyzet e katër deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit janë të qartë dhe të saktë në qëndrimin e tyre. Dje patëm një koordinim, pa thënë asnjë fjalë, ishte e qartë se të gjithë po flisnim me zë, e kjo është se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese me diktat bullgar”, deklaroi Mickoski.
MIckoski edhe njëherë kërkoi që të thirret seancë plenare me të vetmen pikë të rendit të ditës, ndryshimet kushtetuese, për të çarë nëse pushteti i ka apo jo numrat e mjaftueshëm prej 2/3 të votave.
“I bëj thirrje menjëherë, pasi të ketë mbaruar Komisioni Kushtetues, të caktojnë nesër një seancë parlamentare dhe të shohim nëse kanë 80 deputetë apo jo. Nëse nuk e caktojnë, atëherë është e qartë se nuk e kanë, nëse nuk e kanë, nuk shoh ndonjë politikë tjetër që kjo Qeveri do ta arsyetonte më ekzistencën e saj, dhe ne duhet ta shpërndajmë Kuvendin sa më shpejt dhe të shkojmë në zgjedhje parlamentare”, tha Mickoski.