Mickoski: Secili ministër i BDI-së ka firmën e tij, përmes së cilës i vjedh qytetarët e Maqedonisë

Mickoski: Secili ministër i BDI-së ka firmën e tij, përmes së cilës i vjedh qytetarët e Maqedonisë

Kreu i partisë më të madhe opozitare, Hristijan Micksoki i pyetur rreth firmës e cila do të kryej punët ndërtimore në Qendrën Tregtare, “Boris Trajkovski”, tha se çdo ministër i BDI-së ka firmën e tij përmes së cilës vjedh qytetarët e vendit. Sipas Mickoskit kjo ndodh përmes tenderëve dhe marrëveshjeve në katër sy.

“Në BDI çdo ministër ka firmën e tij. Dhe çdo ministër përmes asaj firme i vjedh qytetarët në tender dhe në marrëveshje në katër sy, i këtillë është edhe rasti me firmën “Eurovia” e cili u promovua si donator i BDI-së, fiton tender me të cilin duhet të kryej punë ndërtimore në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” ku në fund të vitit, në muajin dhjetor do të mbahet samiti i presidentëve, shefave të vendeve anëtare të OSBE-së. Me këtë legjitimohet praktikisht edhe organizatori, a ai është Bujar Osmani”, deklaroi Mickoski.

LEXO EDHE:

Back to top button