Mickoski sot do të takojë Orbanin në Budapest

Mickoski sot do të takojë Orbanin në Budapest

Kryeministri Hristijan Mickoski do të takohet me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Budapest, si pjesë e samitit qeveritar hungarezo-maqedonas.

Në agjendë janë parashikuar bisedime tet-a-tet mes kryeministrave, takime bilaterale mes ministrave përkatës dhe një seancë e përbashkët e të dyja qeverive.

Samiti ka filluar me takimin mes ministrave të Jashtëm të të dyja vendeve, Timço Mucunski dhe Péter Szijjártó.

Szijjártó konfirmoi mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe kritikoi hipokrizinë e disa vendeve anëtare të Unionit.

Mucunski theksoi se vendi ndodhet në një moment kyç për integrimin evropian, duke nënvizuar se synimi është të bëhet anëtar i plotë i BE-së deri në vitin 2030.

Të dy ministrat diskutuan gjithashtu për konfliktin në Ukrainë, duke shprehur mbështetje për përpjekjet paqësore të SHBA-së.

LEXO EDHE:

Back to top button