Mickoski: Të arrestuarit për drogë, ushtarë të Zaevit që vjedhin dhe manipulojnë zgjedhjet

Të arrestuarit në aksionin “Marijuhana” janë ushtarë të Zoran Zaev të cilët vjedhin dhe manipulojnë zgjedhjet. Kështu i vlerëson të dyshuarit kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit i cili thotë se eprorët e policisë dhe kryetarët e komunave edhe pse kapen me presh në duar, përsëri do ta manipulojnë vullnetin e qytetarëve. Për këtë arsye Mickoski i bën thirrje faktorit ndërkombëtar të shton monitorimin zgjedhor në vendin tonë.

Ajo është ushtria e Zoran Zaev. Kur bëhen zgjedhje në Maqedoni të Veriut, presione dhe kërcënime nuk bëjnë personat fizik por bëjnë eprorët dhe kryetarët e Komunave.  Zoran Zaev i fiton zgjedhjet me këta njerëz. Për këtë shkak ai nuk prek asgjë me dorë dhe duhet DEA t’i arrestojë trafikantët kryesorë të drogës dhe emigrantëve. E njëjta do të vazhdojë edhe tutje. I bëj thirrje faktorit ndërkombëtar dhe opinionit në Maqedoni t’i ndjek këto zhvillime sepse përsëri këta njerëz do të bëjnë krim zgjedhor”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lidhur me aferën e pasaportave me identitet të rrejshëm, Mickoski pyet Qeverinë nëse këto pasaporta janë akoma në qarkullim ose janë hequr nga përdorimi. Mickoski hedh poshtë akuzat se ka sabotuar procedurën hetimore.

Pyesni në Qeveri a i ka hequr nga përdorimi dikush ato dokumente udhëtimi. Apo janë akoma valide si të tilla? A ka informacion se dikush pa kokë nga bota, ashtu siç u kërcënova unë se do jem pa kokë për shkak të kësaj afere, ka udhëtuar, ka hapur konto bankare ku duhet të transferohen disa miliona euro të fituara në rrugë jo ligjore ose nga tregtia me drogë? A keni informacione të tilla. Unë për vete nuk e di”, theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lidhur me kërcënimet drejtuar ndaj tij, Mickoski deklaroi se nuk kërkon mbrojtje personale dhe se kërcënimet e tilla nuk i shef të arsyeshme për t’i denoncuar.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button