Mickoski: Të fillohen menjëherë negociatat

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kërkon që Bashkimi Evropian ta mbajë premtimin për fillimin e negociatave pasi Maqedonia, sipas tij, ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara. Por, data sipas Mickoskit, nuk do të garantojë asgjë nëse pushteti vazhdon të dështojë në realizimin e premtimeve që ka dhënë para qytetarëve.
Negociatat të fillojnë menjëherë. Negociatat duhet të fillojnë që nesër kurse Bashkimi Evropian duhet ta përmbushë premtimin që ja ka dhënë këtij populli, ja ka dhënë Maqedonisë se menjëherë pas përmbushjeve të kushteve me të cilat Zoran Zaev na nënçmoi si popull, si komb dhe si shtet, ta fillojmë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE. Këto negociata nuk janë për Zoran Zaevin. Këto negociata janë për qytetarët e vendit tonë të bukur- deklaroi Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.