Mickoski thotë se Eskobar është i mirëseardhur
Mickoski thotë se Eskobar është i mirëseardhur

Gazetare: Fatlume Dervishi
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se nuk është sekret arsyeja e vizitës së zëvendës-ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit Gabriel Eskobar në Shkup, dhe se ai do të ja prezantojë të gjitha argumentet e partisë së tij kundër ndryshimeve kushtetuese. Mickoski thotë se askush s’mund t’i bëjë presion.
“Secili që dëshiron t’i dëgjojë argumentet e VMRO-DPMNE-së dhe të popullit në Maqedoni është i mirëseardhur. Ajo që tani pushteti përpiqet që vizitën e Gabriel Eskobarit ta prezantojë si vizitë e një buldozeri diplomatik që këtu vjen në ndihmë të qeverisë për të bërë torturë dhe presion, kjo është dobësi e këtyre kriminelëve të pushtetit. Torturë dhe presion në shekullin 21 askush nuk bën, kurse edhe nëse bëjnë atëherë kanë gabuar bashkëbiseduesit,” tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Këto komente Mickoski i bëri nga aktiviteti partiak në Veles kurse një ditë më parë, nga Kërçova, tha se Evropa dhe bota bën strategji se si ta thyej VMRO-DPMNE-në dhe 44 deputetët e saj të votojnë ndryshimet kushtetuese me diktat bullgar. Ai kërkoi nga anëtarët e partisë së tij të qëndrojnë të bashkuar për të fituar zgjedhjet e ardhshme.
Mickoski edhe një herë përsëriti qëndrimin se në qoftë se edhe një deputet e tradhton, ai do të tërhiqet nga politika.
“Që para një viti kam thënë se edhe në qoftë se një deputet të tradhtojë besimin, jo vetëm besimin tim dhe të partisë por edhe të qytetarëve, atëherë nuk ja vlen që ju të merreni me diçka që quhet politikë, kur si politikanë ne duhet të kujdesimi për vullnetin e shumicës së qytetarëve,” deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
44 deputetët e VMRO-DPMNE-së, 2 të “Të Majtës” dhe Pavlle Trajanov, votuan kundër rendit të ditës në seancën për ndryshimet kushtetuese, të premten. /alsat.mk