Mickoski: Vendi është në komunikim me Këshillin Evropian për një takim eventual mes përfaqësuesve zyrtarë Shkupit dhe Sofjes në Hagë
Mickoski: Vendi është në komunikim me Këshillin Evropian për një takim eventual mes përfaqësuesve zyrtarë Shkupit dhe Sofjes në Hagë

Kryeministri Hristijan Mickoski, njoftoi se vendi është në komunikim me Këshillin Evropian për një takim eventual mes përfaqësuesve zyrtarë Shkupit dhe Sofjes në Hagë. Mickoski tha se tashmë ka një propozim për kohën e takimit, por pritet përgjigjja zyrtare e palës bullgare. Kryeministri paraprakisht pati deklaruar se kreu i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, ka ngritur iniciativë për takim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, dhe i njëjti do të duhej të ndodhte në kuadër të Samitit të NATO-së në Hagë më 24 dhe 25 qershor. Nga Maqedonia e Veriut do të jetë presidentja, Gordana Siljanovska Davkoca, ndërsa nga pala bullgare kryeministri Rosen Zhellazkov, edhe pse fillimisht pritjet ishin që do të ishte presidenti Rumen Radev.
“Kemi komunikim me zyrën e Këshillit Evropian edhe dje edhe sot. Akoma nuk kemi një përgjigje. Ka propozim për datën e takimit, të presim që të prononcohen nga pala bullgare”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.