Mickoski zbuloi ministritë që do të marrë VMRO, VLEN dhe ZNAM

Rikonstruimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut sonte do të hyjë në fazën përfundimtare, ndërsa sonte do të bëhen publik emrat e ministrave që do të marrin drejtimin e resorëve të rinj. Kryeministri Hristijan Mickoski në një intervistë në TV Telma i bëri të ditur disa ministri që do t’i takojnë VMRO-së dhe partnerve të koalicionit.

Ai tha se VMRO-DPMNE do të udhëheqë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Ndërkohë, koalicioni VLEN do të marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Ministrisë së Kulturës, ndërsa ZNAM do të drejtojë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

“VMRO-DPMNE në këtë rekonstruim do të marrë dy resorë, që deri tani ishin të partnerëve të koalicionit. Ata janë Shëndetësia dhe Politika Sociale dhe Demografia. Partneri i koalicionit VLEN di t’i marrë resorët e Kulturës, Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Drejtësinë. Ministria e Bujqësisë do të shkojë në duart e partnerit të koalicionit ZNAM. Ata do të kenë edhe një zëvendësministër shtesë”, tha Mickoski.

LEXO EDHE:

Back to top button