Mickoski: Zgjedhjet e parakohshme në maj, ndryshimet kushtetuese janë tradhti

Mickoski: Zgjedhjet e parakohshme në maj, ndryshimet kushtetuese janë tradhti

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot edhe një herë ka ritheksuar se partia e tij mbetet në qëndrimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai pret që Kuvendi të shpërndahet në fund të janarit ose më së voni në fillim të shkurtit, të formohet qeveria teknike në mes të shkurtit dhe zgjedhjet të mbahen në gjysmën e dytë të majit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Mickoski, pa përmendur emra konkretë, vlerësoi se “një shumicë dërrmuese e deputetëve të LSDM-së dhe BDI-së dëshirojnë zgjedhje të parakohshme”.

“Ne i qëndrojmë absolutisht kërkesës për zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që vendi të ecë përpara. Le të bashkohemi rreth kësaj ideje dhe të mbështesim zgjedhjet e parakohshme në mesin ose gjysmën e dytë të majit më së voni”, tha Mickoski.

LEXO EDHE:

Back to top button