Mickovski: Ka dy raporte për rastin e zhvatjes nga kompania në Manastir, e dyta pa emrat kryesorë!

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “360 Gradë” në Alsat tha se ekzistojnë dy versione të raportit policor, në lidhje me rastin e zhvatjes, nga një kompani që fitoi tender për minierat e qymyrit nga “TEC Manastiri”. Siç tha ai, në të dytën mungon pjesa ku përmenden emrat kryesorë që lidhen me rastin.
“Supozoj se pasi ishte dhënë deklarata, Ministria e Brendshme përpiloi raport që e ka çuar në Prokurorinë për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dhe pasi kanë parë se aty janë këta emra, të cilët kanë të bëjnë me familjen në pushtet, kanë shkuar njerëz të caktuar, ka dyshime të bazuara se bëhet fjalë për personin Llaze Vellkovski, nuk mund të pohoj se është ai, është marrë versioni fillestar i procesverbalit dhe është kthyer versioni i dytë, ku kjo pjesë zhduket”, tha Mickoski.