Microsoft dhe Sony kanë rënë dakord: Call of Duty për 10 vite të tjera në konzolat e PlayStation
Microsoft dhe Sony kanë rënë dakord: Call of Duty për 10 vite të tjera në konzolat e PlayStation

Pas disa muajsh grindje, Sony ra dakord për një marrëveshje 10-vjeçare.
“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se Microsoft dhe PlayStation kanë nënshkruar një marrëveshje detyruese për të mbajtur Call of Duty në konzolat e PlayStation pas blerjes së Activision Blizzard. Ne presim me padurim një të ardhme ku lojtarët në mbarë botën kanë më shumë zgjedhje për të luajtur lojërat e tyre të preferuara”, tha Phil Spencer, shefi ekzekutiv i Xbox.
Edhe pse oferta origjinale e Microsoft për Sony ishte që të mbante të gjithë titujt ekzistues të konsolës Activision në platformën konkurruese, duke përfshirë ekskluzivitetin Call of Duty deri në fund të 2027, marrëveshja ka ndryshuar. Tashmë, marrëveshja mes dy kompanive përfshin vetëm Call of Duty, por me një zgjatje prej 10 vitesh.
Për shkak të pengesave nga rregullatorët në mbarë botën, Microsoft ka qenë në pozicionin që nga fillimi që Call of Duty do të mbetet në konzolat e tjera, duke deklaruar se nga ana financiare, nuk ka kuptim të hiqet ekskluziviteti nga konzollat e Sony.
Pasi mundi Komisionin Federal të Tregtisë (FTC) në gjykatë, e vetmja pengesë me të cilën përballet tani Microsoft janë rregullatorët e Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, problemi më i madh që gjiganti nga Redmond ka me rregullatorët britanikë nuk është Call of Duty, por lojërat në cloud, ndaj kjo marrëveshje e arritur me kompaninë Sony nuk do t’i ndihmojë shumë.