Microsoft ka konfirmuar një tjetër “ekran blu të vdekjes” në Windows 11

Windows 11, versioni 24H2, është një përditësim i madh për këtë sistem operativ, por ai gjithashtu vjen me disa gabime.

Disa nga problemet, të cilat njihen për versionin Windows 11 24H2 të sistemit operativ, janë aq kritike sa çojnë në një “ekran blu të vdekjes” (BSOD).

Për shkak të kësaj, Microsoft ka bllokuar përditësimin 24H2 në pajisjet e prekura nga ky problem. Tani, megjithatë, është zbuluar një gabim i ri i njohur që shkakton rrëzimin e sistemit. Kjo shfaqet në kompjuterët me aplikacionin Voicemeeter.

Sipas njoftimit të publikuar nga Microsoft në dokumentacionin zyrtar, Windows 11 24H2 me aplikacionin e instaluar Voicemeeter përjeton përplasje të sistemit me ekran blu të vdekjes dhe mesazh gabimi MEMORY_MANAGEMENT.

Si zakonisht, Microsoft ka ndaluar dërgimin e përditësimeve në sistemet që përmbajnë aplikacionin Voicemeeter.

Microsoft gjithashtu këshillon përdoruesit që të mos përditësojnë sistemet e tyre manualisht, me asistentin e instalimit ose mjetin e krijimit të mediave. Nga ana tjetër, çinstalimi i aplikacionit Voicemeeter mund të heqë atë ndalim në disa pajisje.

Për momentin, zgjidhja e vetme është fshirja/çiinstalimi i Voicemeeter dhe të gjithë përbërësit e tij. Microsoft thotë se do të japë informacione kur të jetë i disponueshëm një rregullim për këtë problem.

Duhet të theksohet se problemi i përmendur me këtë ekran specifik blu të vdekjes prek vetëm versionin Windows 11 24H2 të sistemit operativ. Versionet e vjetra të Windows 10 dhe Windows 11 nuk preken.

LEXO EDHE:

Back to top button