Microsoft ka mbyllur aplikacionin e saj Cortana për Windows 11
Microsoft ka mbyllur aplikacionin e saj Cortana për Windows 11

Një përditësim i ri i Cortana e çaktivizon asistenten dixhitale, tri vite pasi që Microsoft gjithashtu e kishte mbyllur aplikacionin Cortana për iOS dhe Android.
Nëse tentoni të hapni Cortana-n në Windows 11, ju do ta shihni një njoftim mbi atë se si aplikacioni tani është mbyllur dhe një link i cili ju çon tek një artikull i cili flet për ndryshimin.
Microsoft tani planifikon që në vjeshtën e 2023-shit t’i jap fund mbështetjes të Cortana edhe tek Teams në telefona, Microsoft Teams Display dhe Microsoft Teams Rooms, raporton The Verge.
Por befasisht, sipas Microsoft, Cortana e integruar në Outlook për telefona “do vazhdojë të jetë në dispozicion”.