Microsoft po mbyll një nga aplikacionet e tij pas 30 vitesh

Microsoft ripohoi në fillim të kësaj jave se aplikacioni, i cili ka qenë me ne për tre dekada, do të hiqet nga versioni i Windows 11

WordPad do të hiqet nga Windows 11 pas mbërritjes së versionit 24H2 të sistemit operativ.

Nuk dihet ende data e saktë e shpalljes, por pritet të ndodhë deri në fund të vitit.

Kompania fillimisht njoftoi qershorin e kaluar se planifikonte të mbyllte WordPad si pjesë e Windows 11.

Është interesante se WordPad ka qenë pjesë e Windows që nga versioni 95 dhe ishte një nga redaktuesit e parë të tekstit të pranuar komercialisht.

WordPad ishte pasardhësi i Microsoft Write dhe fillimisht u pozicionua në dy aspekte kryesore: një redaktues teksti me disa funksione Word dhe një version më të avancuar të Notepad. Megjithëse WordPad do të ndërpritet në Windows 11, Notepad duket të jetë i sigurt për momentin.

Kompania me bazë në Redmond me sa duket e ka planifikuar këtë lëvizje për disa kohë, pasi WordPad është klasifikuar si “i vjetëruar” që nga shtatori 2023. Microsoft rekomandon përdorimin e alternativave të tjera për WordPad, të tilla si Word dhe Notepad.

LEXO EDHE:

Back to top button