Mihajllovski: Do të ndërtoj garazhe me kate, premtimi i pa mbajtur i Dimitrievskit

Kandidati për kryetar të komunës së Kumanovës nga VMRO DPMNE dhe koalicioni “Ripërtëritja për Maqedoninë”, Toni Mihajllovski në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat tha se programi i tij, ndër të tjera, përfshin garazhe në kat të premtuara, por të parealizuara nga kundërshtari i tij dhe kryetari aktual, Maksim Dimitrievski.
“…duam lumë të pastër, deponi, menaxhim modern me mbeturinat, duam të kemi trotuare të lira. dhe garazhe në kat. Premtoj se nuk do t’i bëj garazhet në kat në programin tim, por nga programi i z. Dimitrievskit, sepse ato ishin premtuar në programin e fundit dhe nuk janë realizuar,” tha Mihajlovski.