Mijëra azilkërkues do të pranohen pa intervista në Britani

Mijëra azilkërkues do të pranohen pa intervista në Britani

Mijëra emigrantë do të marrin azil pa intervista në një përpjekje për të hequr ngarkesën e madhe. Emigrantët nga vendet me norma të larta miratimi si Afganistani dhe Siria do të kenë aplikime të përshpejtuara.

Megjithatë, kritikët paralajmërojnë se është një “amnisti” efektive për migrantët me që shkojnë me gomone në Angli dhe do të inkurajojë më shumë të kalojnë Kanalin.

Sipas propozimeve të reja, rreth 12,000 njerëz do të duhet vetëm të plotësojnë formularët për të aplikuar për të qëndruar. Nëse kalojnë kontrollet bazë të terrorit dhe krimit dhe kanë një arsye të vërtetë për të qëndruar, ata do tia dalin.

Ata përfshijnë emigrantë nga Afganistani, Eritrea, Siria, Jemeni dhe Libia, të cilët mbërritën para qershorit të kaluar. Kryeministri do të dyfishojë gjithashtu numrin e punonjësve të çështjeve në 2,500 dhe atyre do t’u kërkohet të marrin të paktën katër vendime në javë.
Vendimi erdhi pasi deputetët kërkuan ligje të reja për të ndaluar hyrjen e varkave të vogla. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button