Mijëra hungarezë protestojnë kundër projektligjit anti-LGBT

Mijëra protestues u mblodhën në Budapest të Hungarisë për të kundërshtuar një projektligj që do të ndalojë diskutimet për homoseksualitetin ose ndryshimin e gjinisë në shkolla. Protesta u mbajt para ndërtesës së parlamentit hungarez.

Pjesëmarrësit mbanin flamurin me ngjyrat e ylberit që është një simbol i komunitetit LGBT ( lezbiket, homoseksualë, biseksualët dhe transgjinorët).

Partia konservatore Fidesz e kryeministrit, Viktor Orban ka paraparë që projektligji të votohet më 15 qershor. Në projektligj thuhet se fëmijëve duhet t’iu ndalohet përmbajtja që inkurajon ndryshimin e gjinisë ose raportet mes të njëjtës gjini.

Ndalesa do të vlente edhe për reklamat. Projektligji gjithashtu synon krijimin e një liste të njerëzve që do të i’u lejohej të mbajnë ligjerata për edukimin seksual në shkolla.

LEXO EDHE:

Back to top button