Mijëra studentë mbërritën në Novi Sad pas dy ditësh marshim nga Beogradi

Mijëra studentë mbërritën në Novi Sad pas dy ditësh marshim nga Beogradi

Gazetare: Xhesika Sallahi

Mijëra studentë serb bllokuan tri urat e lumit Danub në Novi Sad, duke shënuar tre muaj që nga incidenti tragjik me 15 viktima, në stacionin hekurudhor. Fillimisht, studentët dhe banorët vendas mbajtën 15 minuta heshtje në kujtim të viktimave në stacionin hekurudhor. Marshimi 2 ditor i studentëve nga Beogradi në Novi Sad u mirëprit nga banorët vendas dhe studentët e Novi Sadit. STUDENT 2 “Ndihem shumë i lumtur, krenar për të gjithë këta njerëz, nga Beogradi që eci për 2 ditë për të ardhur këtu, nuk është e lehtë. Jam krenar për Novi Sadin tim që i mirëpriti ata.”
“Unë shpresoj se do të përballojmë çdo gjë që na ka ndodhur, se do të jetojmë në një vend më të mirë dhe më të rregullt që meritojmë”, tha një student.

Mes demonstratave paqësore nga studentët, të gjata prej muajsh, edhe sot nuk munguan incidentet. Gjatë mbajtjes së 15 minutave heshtje, një shofer përplasi me makinë një protestues.

Protestat e vazhdueshme kanë detyruar tashmë dorëheqjen e kryeministrit të Serbisë Millosh Vuçeviç dhe kryetarit të komunës së Novi Sadit, gjatë kësaj jave. Studentët kërkojnë përgjegjësi penale shembjen e tendës në stacionin e trenit në Novi Sad, ku humbën jetën tragjikisht 15 persona. Studentët kërkojnë gjithashtu që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale. Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button