Mik Shumaher kërkon të jetë pilot titular, jo rezervë

Këtë vit, piloti i ri gjerman Mik Shumaher do të jetë rezervë te skuadra e Mercedes. Një sezon që ai e konsideron si të përkohshëm, pasi synon që të rikthehet vitin tjetër në Formula 1 si pilot titullar. Këtë gjë Mik Shumaher e ka deklaruar disa herë si objektivin e tij, por sot ka treguar se ka marrë që tani disa oferta e ka patur kontaktet e para.

“Nuk kjo ajo që unë dëshiroja të ndodhte këtë vit, që të isha rezervë, por ndoshta kjo është një botë tjetër që do të më ndihmojë t’i shoh gjërat ndryshe e të përmriësohem si pilot. Jam në një pozicion komod, ku mund të mësoj shumë këtë sezon edhe ps enuk ka shumë garanci për të ardhmen,” sqaroi Mik SHumaher në një intervistë për “Bild”.

 

“Do të kem shanset e mia, pasi disa persona kanë shprehur që tani interisimin e tyre për mua. Ndaj, diçka po lëviz dhe të shohim se çfarë do të ndodhë muajt në vijim, kur të nisin bisedimet. Kalendari është i ngjeshur, por do të marr pjesë në ndonjë garë andej-këndej. Gjatë dimrit kam pilotuar një makinë të Formula 3, do të pilotoj ndonjë makinë kart”, tha Mik Shumaher.

LEXO EDHE:

Back to top button