Mik Shumaher shumë pran ekipit “Haas”

Mik Shumaher, djali i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Mihael Shumaher, pritet të jetë pjesë e ekipit “Haas” në sezonin e ardhshëm. Sipas mediave italiane, piloti 21-vjeçar do të debutojë me makinën “Haas” më 15 dhjetor, në testet e para post-kampionatit, që do të zhvillohen në pistën e Abu Dhabi. Në këtë pistë, më 13 dhjetor do të zhvillohet gara e fundit sezonale në Formula 1.

Mik Shumaher është pjesë e Akademisë “Ferrari”, ndërkohë që “Haas” përdor motorin e “kokëkuqes”, çka ndikon në këtë zgjedhje. Debutimi me makinën amerikane në Formula 1 do të jetë një test i mirë për pilotin e ri.

Mik, aktualisht kryeson botërorin e Formula 2 me 191 pikë, 22 pikë më shumë se rivali më i afërt, ndërkohë që janë edhe dy gara për t’u zhvilluar.

LEXO EDHE:

Back to top button