Mikel Arteta: Fitoren e merituam, duhet të vazhdojmë të përmirësohemi

Arsenali arriti një fitore fantastike në fushën e PSV-së me rezultatin e thellë 7-1, duke mbyllur praktikisht që në ndeshjen e parë kualifikimin për në turin tjetër të Ligës së Kampionëve. Një sukses që padyshim ka kënaqur trajnerin Mikel Arteta, që ka vlerësuar skuadrën e tij.

“Më pëlqeu shumë ndeshja. Faleminderit lojtarëve për paraqitjen. Ata e bënë këtë një natë të madhe për ne kundër një skuadre vërtet të mirë”, u shpreh trajneri i “Topçinjve”, që rigjen buzëqeshjen pas disa rezultateve zhgënjyese në Premier Ligë.

 

“Mënyra se si PSV erdhi deri këtu, duke eliminuar Juventusin, ishte me të vërtetë mbresëlënëse. Kështu që, mënyra se si e fituam këtë ndeshje, mënyra se si luajtëm, golat që shënuam ishte fantastike. Faleminderit lojtarëve sepse ishte një natë e veçantë”, tha Arteta.

 

“Natyrisht që ky sukses na ka dhënë shumë gëzim dhe besim. Në futboll gjërat ndryshojnë nga ndeshja në ndeshje. Tani kemi një tjetër sfidë të vështirë, do të luajmë në Old Trafford. Duhet të sillemi dhe të luajmë për të fituar njësoj si dje. Kjo është e gjitha”, komentoi spanjolli.

 

“Mbrëmë festuam gjatë sepse ishte një paraqitje shumë mbresëlënëse dhe një rezultat i pabesueshëm. Unë e shijova dhe mendoj se e merituam. Tani të vazhdojmë të përmirësohemi si ekip,” tha në fund Arteta.

LEXO EDHE:

Back to top button