Mikel Arteta lë pankinën e Arsenalit dhe do të niset drejt Parisit?

Trajneri spanjoll Mikel Arteta mund të lërë Arsenal në fund të këtij sezoni për të drejtuar ekipin e PSZH-së. Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja britanike “The Sun”, që shton se skuadra pariziene po monitoron nga afër trajnerin e “Topçinjve” pas paraqitjeve të mira të këtij sezoni.
Arteta ka një kontratë deri në vitin 2025 me Arsenal, por PSZH është gati të paguajë klauzolën për ta marrë trajnerin 40-vjeçar, që këtë sezon kryeson renditjen e Premier Ligës. Duket se loja e mirë e Arsenalit ka bërë që PSZH të hedhë sytë nga Mikel Arteta për të ardhmen, duke i garantuar edhe një rrogë më të mirë.
Për momentin nuk ka asnjë ofertë konkrete, pasi drejtuesit e PSZH-së po shohin se si do të menaxhojë trajneri spanjoll këtë fundsezon, ku Arsenal po duelon për titull me Man. Sitin. Një gjë është e sigurt, që ekipi parizien do të ndryshojë trajner dhe spanjolli është mes kandidatëve.