Mikel Ojarzabal zbulon se si e shënoi golin e triumfit të Spanjës
Mikel Ojarzabal do të mbetet një legjendë e Spanjës dhe Real Sosiedadit për një kohë të gjatë edhe pas përfundimit të karrierës së tij. Sulmuesi bask i dha fund pritjes 12-vjeçare të Spanjës për të fituar titullin e Evropianit teksa mposhtën Anglinë me rezultat 2-1 në finalen e Munihut.
Luis De La Fuente e futi atë në fushë në pjesën e dytë si zëvendësim për kapitenin Alvaro Morata, kur Spanja ishte duke udhëhequr me rezultat 1-0. Goli i vonë i Koll Palmer kishte bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime, para se Ojarzaball të shënonte golin e fitores katër minuta pa përfunduar ndeshja. Reprezentuesi i Spanjës shfaqi një dëshirë të madhe për të fituar duelin me dy mbrojtës të Anglisë dhe ai ka pranuar se kishte një pauzë të dhimbshme për atë moment kur u prit vendimi nga VAR.
Por cierto, ves el gol de Oyarzabal entero y que maravilla fue.
Verticalidad pura. 6 toques solo entre Laporte (casi en nuestra área) y el gol. 🔝👌pic.twitter.com/N5piu4xuNC
— Selección-Rojita (@SeleccionRojita) July 21, 2024
“Mund ta shihja Kukun (Mark Kukurelja) duke vrapuar dhe topi do arrinte tek ai. Ky ishte momenti kur unë fillova të lëvizja. Kur topi shkoi në këmbët e tij, unë mendova: ‘Shko aty, bëj një prekje’. Kur hyri brenda, unë nuk e dija a isha në pozicion jashtë loje. E pashë gjyqtarin anësor dhe ai filloi vrapin. Pastaj ka një pritje. E pyeta gjyqtarin: ‘A është gjithçka në rregull, a vlen?’ Dhe eventualisht ai më tha: ‘Po’”, ka thënë Ojarzabal.