Milani “bindet” që të blej futbollistin norvegjez

Jan Peter Hauge dëshmoi kualitetin e tij në sfidën kundër Milanit, drejtuesit e të cilëve së bashku me trajnerin Pioli, kërkuan menjëherë firmën e anësorit ofensiv. Milani ka ofruar 3 mln euro, ndërsa Bodo Glimt kërkon së paku 6 mln euro.

Mirëpo pas ndeshjes ndaj Milanit , gjërat kanë lëvizuar në kahje positive dhe skuadra italiane është gati që të ofrojë 4 mln euro dhe 2 të tjera në formë të bonuseve. Edhe vet futbollisti është pro kalimit në Milano të Italisë.

“Nëse qëndroj në Norvegji, javët do të më duken shumë më të gjata e do të jetë kohë e humbur”, ka deklaruar mes tjerash Jan Peter Hauge. 

LEXO EDHE:

Back to top button