Milani “braktis” Lopetegin, kthehet kah Tedesko e De Zerbi

Stefano Pioli pritet të largohet nga Milani në fund të këtij edicioni, pasi nuk arriti t’i përmbush pritshmërit e tyre. Kështu, tash ekipi italian ka filluar ta kërkojë një trajner të ri për edicionin e ardhshëm. Ditëve e fundit emri i trajnerit spanjoll, Zhulen Lopetegi u lidh me stolin e “Rosonerëve”.

Por pas kritikave të mëdha të tifozëve, duke kundërshtuar ardhjen e tij drejtuesit e Milanit hoqën dorë nga spanjolli.

Tifozët e Milanit krijuan edhe një hashtag “#Nopetegui”, i cili shumë shpejt mori miliona shpërndarje, sinjal ky i qartë për drejtuesit që të hiqnin dorë nga spanjolli. Tash në listën e italianëve janë trajneri i Belgjikës, Domenico Tedesko, ai i Brajtonit, Antonio De Zerbi dhe francezi Galtier, ish trajneri i PSZH-së.

Pas 34 xhirove në Serie A, Milani gjendet në pozitën e dytë me 70 pikë, plot 19 më pak se Interi që është shpallur kampion.

LEXO EDHE:

Back to top button