Milani dhe Interi arrijnë marrëveshje për blerjen e stadiumit në Milano

Xhiuzepe Sala, kryetari i bashkisë së Milanos, konfirmon se ekziston një marrëveshje për shitjen e zonës së “San Siro”-s te Milani dhe Interi, por miratimi përfundimtar varet nga Këshilli i Qytetit.

Kryebashkiaku i Milanos, Bepe Sala, konfirmoi të martën se Milani dhe Interi kanë rënë dakord të blejnë zonën e San Siros, përfshirë stadiumin “Xhiusepe Meaca”.

 

“Gjithçka është në rregull. Të mërkurën, duhet të shkojmë në këshill me rezolutën për shitjen e ‘San Siros’ sepse, në fakt, kemi arritur një marrëveshje me klubet”, ka thënë fillimisht Sala për RTL 102.5.

 

“Stadiumi duhet të jetë gati deri në vitin 2031, sepse UEFA po na thotë se nuk do ta marrin në konsideratë Milanon për Kampionatin Evropian 2032 nëse ‘San Siro’ mbetet. Do të ketë një rezolutë dhe një propozim për projektin. Meqenëse po flasim për transferimin e aseteve kaq të rëndësishme, kjo do të kalojë më pas në Këshillin e Qytetit. Së pari, do të ketë komisione dhe diskutime, dhe pastaj do të duhet të arrijmë në një vendim, qoftë po ose jo. Dua të kem ndërgjegje të pastër. Do ta sjell rezolutën në këshill dhe do ta mbështes miratimin e tij. Do të votoj “PRO” dhe më pas do t’i takojë Këshillit Bashkiak të vendosë. E gjithë kjo do të ndodhë deri në fund të muajit”, përfundoi i pari i bashkisë së Milanos.

LEXO EDHE:

Back to top button