Milani dhe Interi, kundër idesë për rizhvillimin e “San Siro”-s
Si Milani ashtu edhe Interi nuk janë në favor të planit të fundit për të rizhvilluar stadiumin “San Siro”, por asnjëra palë nuk ka dalë ende me një alternativë përfundimtare.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, si “kuqezinjtë” ashtu edhe “nerazzurrët” nuk janë të prirur për të ndjekur projektin ‘WeBuild’, i promovuar nga autoritetet lokale dhe kryebashkiaku Xhiusepe Sala, i cili do të kishte parë rizhvillimin e stadiumit të vjetër në “San Siro” përpara Kampionatit Evropian 2032. Ka disa arsye të mundshme pse klubet nga Milano nuk duan të shtyjnë përpara me planet e ‘WeBuild’, njëra prej të cilave është kostot që do të shkaktonte, si dhe ndikimi në frekuentimin e ditëve të ndeshjeve, ndërsa punimet do të ishin kryer.
“La Gazzetta dello Sport” tregon se Milani dhe Interi do të preferonin të ndërtonin një stadium të ri afër vendit aktual të “San Siro”-s, por aktualisht nuk ka plane përfundimtare. Nëse do të paraqitej një propozim për një terren të ri në “San Siro”, do të duheshin ende shumë vite përpara se toka të ishte gati, kryesisht për arsye administrative dhe burokratike.