Milani do Kupën e Italisë, mungon që nga Ançeloti

Për herë të parë në histori, Milani dhe Bolonja do të përballen në një finale në një nga kompeticionet zyrtare, që nga sezoni 1929-30. Këto dy skuadra janë ndeshur më parë tetë herë në fazën finale të Kupës së Italisë mes viteve 1968 dhe 1977, me një bilanc pozitiv për Milanin me katër fitore, dy për Bolonjën dhe dy barazime.
Në total, kjo do të jetë përballja e 15-të mes tyre në këtë turne. Deri tani, Milani ka arritur gjashtë fitore kundrejt katër të Bolonjës, ndërsa katër ndeshje kanë përfunduar në barazim.
Përballja e fundit në Kupën e Italisë daton më 13 dhjetor 1995, në çerekfinale, ku Bolonja kaloi më tej pas penalltive, pas dy barazimeve 1-1 në të dyja takimet. Kupa e Italisë i mungon Milanit që nga viti 2003, kur drejtimin e kishte Karlo Ançeloti.
Për Bolonjën, kjo është finalja e tretë e Kupës së Italisë, pasi që ka triumfuar në vitin 1970, duke përfunduar në vend të parë në grupin final dhe në vitin 1974, duke mposhtur Palermon me penallti.