Milani hjedh “grepin” për marë sulmuesin e ri të Italisë

Pas grumbullimit në kombëtaren italiane për herë të parë, e ardhmja e sulmuesit italo-argjentinas Mateo Retegui mund të jetë pikërisht Serie A. Sipas të përditshmes “Tuttosport”, skuadra e Milanit po bën një sondazh për të marrë sulmuesin 23-vjeçar, që luan në Argjentinë me skuadrën “Tigre”.
“Kuqezinjtë” janë në kërkim të një sulmuesi të ri për vitin tjetër dhe Retegui mund të jetë zgjidhja e problemeve që ka ekipi kampion i Italisë. Ai do të vëzhgohet nga afër nga dyshja Maldini-Massara gjatë ditëve në vijim, në ndeshjet që Italia do të luajë në eliminatoret e “Euro 2024”.
Mateo Retegui luan në Argjentinë me Tigre (37 gola në 46 ndeshje), por është në pronësi të Boca Junior. Kontrata e tij me Boka-n, skadon më 31 dhjetor të këtij viti dhe kushton rreth 10 milionë euro, një shifër e përballueshme për Milanin, gati ta bëjë të tijin sulmuesin 23-vjeçar, ende i panjohur në Itali.