Milani humb edhe një tjetër sulmues përmes lëndimit

Milani do të jetë pa sulmuesin Samuel Çukueze për ndeshjet e ardhshme të mëdha kundër Juventusit dhe Paris Sen Zhermenit, pasi që ky i fundit pësoi një dëmtim sa ishte me kombëtare. Sulmuesi i Nigerisë pësoi një dëmtim dhe u përjashtua nga ndeshja e ekipit të tij kundër Mozambikut.
Ky lloj dëmtimi zakonisht kërkon të paktën disa javë jashtë, më shumë gjasa afër një muaji, në varësi se sa i rëndë është lëndimi. Është koha më e keqe e mundshme, përpara një serie ndeshjesh që do t’i shohin “kuqezinjtë” të përballen me Juventusin, Paris Sen Zhermenin dhe Napolin mes Serisë A dhe Ligës së Kampionëve.
Teo Hernandez dhe portieri Majk Manjan janë pezulluar për përballjen me Juventusin, ndërsa Ruben Loftus-Çeek, Ismael Benaser, Matia Kaldara dhe Rade Kruniç, janë gjithashtu duke luftuar me lëndimet.