Milani humb rastin e artë për të siguruar Ligën e Kampionëve

Skuadra e Milanit nuk e ka shfrytëzuar mundësinë e artë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve duke barazuar pa gola me Kaliarin. Me një fitore ndaj Kaliarit, “rossonerët” do kualifikoheshin, mirëpo barazuan pa gola dhe tani do të vendosin përfatin e tyre në sfidën e fundit, në terrenin e Atalantës.

Skuadra e Milanit dominoi në të gjitha aspektet, por nuk i konkretizoi rastet. Kurse, Kaliari kishte vetëm disa gjuajtje në portë, duke përfituar nga kundëraksulmet.

 

Kështu Milani rikthehet në pozitën e tretë me 76 pikë dhe ndeshja e radhës ndaj Atalantas do jetë vendimtare për kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë me këtë barazim, Kaliari renditët në pozitën e 16-të me 37 pikë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button