Milani ka tre kandidat për stolin e Serxhio Konseisaos?

Me pozitën e Serxhio Konseisao në rrezik pas dy humbjeve radhazi në Serie A, Milani po eksploron mundësi për ta zëvendësuar nga sezoni i ardhshëm dhe Cesc Fabregas i Komo-s po del të jetë emri i radhës i përmendur në listën e “Rossonerëve”.
Dy humbjet radhazi nga Torino dhe Bolonja e kanë lënë Milanin në vendin e tetë në tabelë, tetë pikë nga një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve – minimumi që mund të bëj Konsesao për ta mbajtur punën e tij.
Si pasojë, Milani nuk dëshiron të zihet në befasi dhe kanë përpiluar një listë me disa emra të mundshëm që mund ta zëvendësojnë trajnerin portugez.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Milani e sheh Fabregasin si kandidatin kryesor për ta zëvendësuar Konseisaon sezonin e ardhshëm. Pasi e udhëhoqi Komon për në Serie A sezonin e kaluar, këtë edicion ai po tregon futboll të bukur, duke lënë mbresa të mëdha.
Filozofia e tij e lojës së futbollit përkon me vizionin e Milanit, me klubin që dëshiron të sigurojë një trajner të tillë sa më herët që është e mundur. Në radarin e Milanit janë edhe Maurizio Sarri e Roberto De Zerbi.