Milani kërkon sulmues, dy obcione janë prioritet për kuqezinjët

Media pranë klubit kuqezi bën me dije se në listën e drejtuesve të milanezëve janë dy emra, Santiago Himenez i Fejnordit dhe Serhout Giurasi i Shtutgartit. I pari është vetëm 23 vjeç dhe ka shënuar 21 gola në 29 ndeshje me klubin holandez, teksa kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro.

“Kuqezinjtë” kanë nisur tashmë negociatat, teksa në Milano ka përfunduar babai i Himenezit, bashkë me agjentin e tij, për të takuar drejtuesit e Milanit dhe për të hedhur bazat e transferimit.

Ndërkohë paralelisht Milani mban të hapur edhe pistën që të çon te sulmuesi nga Guinea, Giurasi, i cili ka shkëlqyer këtë sezon me gjermanët e Shtutgartit. Kartoni i 28-vjeçarit vlerësohet rreth 20-25 milionë euro, shifër kjo më e përballueshme për arkat e Milanit, megjithatë mosha nuk favorizon shumë sulmuesin e lindur në Francë.

Pikërisht për këtë arsye, prioritet mbetet Himenez, një sulmues 23-vjeçar që mund të rezultojë në një element me mjaft vlera si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen.

LEXO EDHE:

Back to top button