Milani kërkon yllin e Gallatasarait, gati ka 13 mln euro

Në mediet turke e bëjnë të sigurtë se në zyrat e klubit të Gallatasaraj ka ardhur një ofertë nga Milani, për turkun Kerem Akturkoglu.

Ky i fundit luan si sulmues krahu dhe këtë sezon me klubin nga Stambolli, ka kontribuar me 10 gola dhe 8 asistime.

Italianët për të siguruar shërbimet e turkut, janë të gatshëm të ofrojnë 13 milionë euro, por Galatasaray pretendon që nga Akturkoglu të sigurojnë më shumë se 15 milionë euro që ta lejë të lirë anësorin.

LEXO EDHE:

Back to top button