Milani lë pas Inter, por PSZH-ja i bëhet pengesë

Markus Turam është një nga emrat më të lakuar të kësaj merkatoje. Sezonin e fundit, 2022-2023, sulmuesi i Borusia Mynshengladbah realizoi 16 gola dhe dha 7 asistime.

Këto shifra nuk kanë kaluar pa u vënë re nga disa prej klubeve më të mëdha europiane, mes të cilave edhe Milan e Inter.

Sipas raportimeve të medieve italiane Turam do të largohet nga klubi gjerman dhe Milan është më pranë sulmuesit, se Inter.

Megjithatë nuk duhet harruar se në garë për shërbimet e Turamit është e Paris Sen Zhermeni, që po kërkon për një zëvendësues të Lionel Mesit.

LEXO EDHE:

Back to top button