Milani me Ibrahimoviçin, kundër “Djajve të Kuq”

Skuadra e Milanit, ka publikuar listën e futbollistëve, që do të jenë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli, për ndeshjen e kthimit kundër Man. Junajtedit. Gjithçka do të nisë nga barazimi 1-1 i “Old Trafford”, fiksuar para një jave, me skuadrat që synojnë kualifikimin më tej në Ligën Europa, madje fitimin e këtij kompeticioni.

 

 

Bie në sy përfshirja në grumbullim e Zlatan Ibrahimovic, prej më tepër se dy javësh larg fushave, i dëmtuar. “Bomberi” suedez u bashkua me grupin në stërvitje, fillimin e kësaj jave, dhe duket se do të luajë kundër ish-skuadrës së vet. Sidoqoftë, mungesa me peshë duhet të konsiderohen ato të Kalabria, Romanjolit dhe Rebiçit. Bashkë me 39-vjeçarin kuqezi është riaftësuar edhe Benaser, ndërsa Leao e Manxhukiç, mbeten ende jashtë skuadrës.

LEXO EDHE:

Back to top button