Milani merr fitoren e katërt radhazi, Juve “thyen” Man. Sitin

Xhiroja e javës së gjashtë në Ligën e Kampionëve solli disa ndeshje spektakolare, teksa në fushë zbritën shumë skuadra të mëdha. Milani koleksionon fitoren e katërt radhazi në këtë kompeticion, teksa fitoi me vështirësi 2-1 ndaj Crvena Zvezdës.

Barcelona tregon forcën në “Signal Iduna Park”, me katalanasit që festuan pas suksesit 2-3 ndaj Dortmund. Juventusi mundi 2-0 Man. Sitin, duke zhytur kështu në krizë kampionët e Anglisë.

Arsenali shkëlqen ndaj Monakos, duke triumfuar pastër 3-0 në Londër. Në ndeshjet e tjera, Atletiko Madrid nuk hasi aspak vështirësi ndaj Sllovan Bratislavës në shtëpi duke e mundur 3-1, ndërsa Lilla kaloi Sturm Grazin pran rezultatin 3-2. Liga e Kampionëve do rikthehet me emocionet e saj në fund të janarit.

 

Rezultatet:

 

Milani 2-1 Crvena Zvezda

Arsenal 3-0 Monako

Benfika 0-0 Bolonja

Dortmundi 2-3 Barcelona

Fejnordi 4-2 Sparta e Pragës

Juventusi 2-0 Man. Siti

Shtutgarti 5-1 Jang Bojs

LEXO EDHE:

Back to top button