Milani merr fitoren në derbi, një gjë që nuk ndodh nga koha e legjendës Ueah
Milani ka fituar derbin ndaj Interit me një triumf dramatik, të vulosur vetëm në minutat e fundit të tij. “Kuqezinjtë” gjetën golin e fitores me anë të Gabia në minutën e 89 të këtij dueli të ethshëm, i cili tërheq vëmendjen e të gjithë botës.
Një fitore historike kjo, pasi një gjë e ngjashme nuk ndodhte që nga viti 1999. Pikërisht atëherë Milani kishte fituar për herë të fundit një derbi në të cilin ishte në barazim në minutën e 89-të, për të gjetur më pas golin e fitores.
Asokohe, golin e shënonte legjenda Xhorxh Ueah, ndërsa tani e kishte radhën Gabia që të shkruante emrin e tij në historikun e këtij derbi.