Milani merr goditje tjetër, dy futbollist me “Covid 19”

Milani merr një goditje të madhe ditën e supersfidës kundër Juventusit, pasi Ante Rebiç dhe Rade Kruniç kanë dalë të dy pozitivë me koronavirus.

Kjo përplasje e shumëpritur e Serie A tashmë është mbështjellë me telashe, pasi “bardhezinjtë” konfirmuan se të dy, Aleks Sandro dhe Huan Kuadrado, kanë rezultuar pozitivë për “COVID-19”.

Lojtarët janë asimptomatikë dhe kanë nisur izolimin në shtëpi. Sot i janë nënshtruar një tamponi të dytë kontrolli. Autoritetet shëndetësore u informuan menjëherë.

LEXO EDHE:

Back to top button