Milani mposht Interin me rezultat 3-2 në finalen e Superkupës së Italisë

Milani mposht Interin me rezultat 3-2 në finalen e Superkupës së Italisë

Nën drejtimin e trajnerit portugez, Serhio Konsejsao Konsejsao, Milani ka mposhtur me 3-2 Interin në finalen e Superkupës së Italisë. Kuqezinjtë arritën ta marrin një fitore të madhe me rikthim ndaj rivalëve zikaltër, duke fituar kështu trofeun e parë të sezonit.

Ky triumf erdhi nën urdhrat e trajnerit të ri të tyre, Konsejsao, i cili zëvendësoi së fundmi Paulo Fonsekan e shkarkuar. Kjo ishte vetëm ndeshja e dytë për trajnerin 50-vjeçar portugez në krye të skuadrës italiane. Kështu, Konsejsao është bërë trajneri më i shpejtë në historinë e Milanit që nga sezoni 1929-1930 që arrin të fitojë një trofe. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Vincenzo Montella, i cili fitoi Superkupën e Italisë në dhjetor 2016 pas 18 ndeshjeve në krye.

LEXO EDHE:

Back to top button