Milani ndal Ylber Ramadanin, do të mungojë ndaj Veronës

Ylber Ramadani ka qenë zbulimi i këtij sezoni në Serinë A për skuadrën e Leçes. Mesfushori shqiptar ka shfaqur një formë fantastike dhe nuk është aspak çudi që ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme. Edhe trajneri Di Françesko i ka besuar atij verbërisht dhe rezulton se qëkur ka filluar sezoni, me 1.239 minuta mes kampionatit dhe Kupës, Ramadani është lojtari më i aktivizuar në radhët e këtij klubi.

Megjithatë, kartoni u verdhë që ai mori në ndeshjen ndaj Milanit, bëri që Ramadani të plotësonte numrin e kartonëve dhe tashmë do të duhet që të qëndrojë një ndeshje pushim. Kështu, ai do të jetë spektator në duelin e radhës të Leçes kundër Veronës në kampionatin italian.

LEXO EDHE:

Back to top button