Milani në aksion, mendon edhe për portierët shqiptarë

Megjithëse kanë siguruar pak ditë më parë Devis Vaskezin, skuadra e Milanit është ende në kërkim të një portieri për pjesën e dytë të sezonit. “Tuttomercato” zbulon se “kuqezinjtë” po mendojnë për portierin e kombëtares shqiptare Tomas Strakosha, si zëvendësues të Manjanit, deri më 30 qershor.

Strakosha, që deri vjet luante me Lazio, u transferua në Premier Ligë, te Brendford, por aty nuk ka gjetur hapësira ndaj dëshiron të largohet. Sipas mediave italiane, duket se po krijohet mundësia që portieri i kombëtares shqiptare të rikthehet në Seria A, të paktën deri më 30 qershor. Edhe portieri tjetër i kombëtares kuqezi, Etrit Berisha është në kërkim të një ekipi të ri.

Veteran nuk ka aspak hapësira te Torino, ndaj po sheh mundësinë e aktivizimit në një ekip të ri. Pasi dështoi transferimi te Salernitana, menaxheri i tij po sheh si opsion transferimin te Spezia, ekipi tjetër i Serie A.

LEXO EDHE:

Back to top button