Milani nuk u hiqet belgëve, kërkon sulmuesin e Lensit

Milan vijon “gjuetinë” në kërkim të talenteve për të përforcuar sulmin e tij dhe emri më i fundit që është përfolur se mund të transferohet në “Milanello” është 23-vjeçar belg Ikoma-Loïs Openda. Ai luan me skuadrën e Lens në League 1 (Francë).

Openda ka realizuar 19 gola në 36 ndeshje të kampionatit këtë sezon dhe është pjesë e kombëtares së Belgjikës. Një futbollist që konsiderohet një talent, ndërkohë që vlera e kartonit të tij është rreth 25 milionë euro. Ai ka një kontratë deri në vitin 2027 me Lens.

Për momentin, klubi francez ka deklaruar se për të ardhmen e Openda do të vendosë në qershor, pasi të përfundojë kampionati dhe skuadra të sigurojë matematikisht një vend në Ligën e Kampionëve. Për momentin, sipas “Gazzetta dello Sport”, skuadra e Milanit ka kërkuar informacione për sulmuesin 23-vjeçar, që konsiderohet më komod për t’u transferuar në Serie A.

Këtë sezon, belgu ka tërhequr vëmendjen me golat e tij, ndërkohë që kuqezinjtë synojnë ta transferojnë duke parë marrëdhëniet e mira që kanë me futbollistët belgë.

LEXO EDHE:

Back to top button