Milani ofron 25 mln euro për mesfoshorin e preferuar të Fonseka-s

Milani po kërkon të përforcohet në mesfushë për sezonin e ri dhe tanimë kanë gjetur mesfushorin ideal. Me marrjen e drejtimit të klubit nga trajneri portugez Paulo Fonseka, “rossonerët” janë duke punuar për të ndërtuar një skuadër të fuqishme për sezonin e ri.

Trajneri portugez i ka bërë të qartë drejtuesve se dëshiron që ta ketë në radhët e veta mesfushorin francez Jousouf Fofana. 25-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e Monakos dhe trajneri Fonseka e njeh shumë mirë duke dashur me çdo kusht ta ketë nën urdhrat e tij. “La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se Milani tanimë është në bisedime të avancuara me Monacon për transferimin e Fofanas në “San Siro”.

Duke parë se lojtari ka kontratë vetëm deri në vitin 2025 me Monakon, Milani po tenton ta bind klubin francez me një ofertë prej 25 milionë eurove për reprezentuesin e Francës.

Fofana ka zhvilluar 35 ndeshje këtë edicion me fanellën e Monakos ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në katër të tjerë, derisa pas tij janë edhe Man. Junajted, Arsenali, Roma dhe Atletiko Madrid.

LEXO EDHE:

Back to top button