Milani paraqet ekipin në Ligën e Kampionëve, aty mungon një sulmues

Listat e lojtarëve të 36 skuadrave pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve 2024-2025 duhet të komunikohen (federohen) në UEFA deri mesnatën e sotme, e martë 3 shtator. Mes tyre është, padyshim, edhe Milani, i cili do ta fillojë sezonin e tij europian duke pritur Liverpullin e Arne Slot dhe Federiko Kiesa në “San Siro”.

Kufiri maksimal për listën A është 25 lojtarë, por Milani do të përfshijë më pak. Ka një kufi shtesë, në fakt, që është 17 lojtarë të huaj, të cilëve më pas duhet t’i shtohen të stërviturit në akademinë e klubit dhe në akademitë e Italisë (për rastin e kuqezinjve).

Të 17 të huajt janë të gjithë aty: Manjan, Rojall, Tomori, Pavloviç, Teo, Tiav, Reijnders, Fofana, Benaser, Musa, Loftus-Çik, Leao, Pulishiç, Çukueze, Okafor, Morata dhe Abraham. Janë përfshirë edhe dy lojtarë nga akademia e të rinjve të klubit, Kalabria dhe Gabbia, si dhe ekipet e tjera të të rinjve italianë, përkatësisht Sportiello, Florenzi dhe Teraçiano.

Në listën e përmendur më parë mungon Luka Jovic, i cili është i dyshuari kryesor në mesin e të huajve mbi 21 vjeç për të mbetur jashtë. Të federuarit për Ligën e Kampionëve mund të shtohen duke marrë nga lista B (që mund të përditësohet para çdo ndeshjeje), e cila, për sa i përket Milanit, do të përfshijë talentet Kamarda, Zeroli, Liberali dhe Bartesanji.

LEXO EDHE:

Back to top button