Milani pëlqen Lopetegin, por ka edhe planin “B” për postin e trajnerit

Drejtuesit e Milan po presin fundin e sezonit për të zyrtarizuar “divorcin” me Stefano Pioli. Emri më i përfolur për të zëvendësuar teknikun italian është ai i Zhulen Lopetegi, i cili ka pëlqimin e pronarit Kardinale.

Palët kanë nisur bisedimet e para dhe ndjesitë janë pozitive teksa mediat publikojnë edhe kontratën që Milan i ofron ish-trajnerit të Spanjës dhe Real Madrid. “Djalli”, ka përgatitur një kontratë trevjeçare nga e cila spanjolli do të përfitojë katër milionë euro.

Gjithçka duket në rrugën e duhur, por në rast të një akordi të munguar në momentet e fundit, atërherë Milan ka edhe “Planin B” që mban emrat e Roberto De Zerbit të Brajtonit dhe Paulo Fonsekas, trajnerit të Lille-s.

Të dy këta trajnerë kanë një të kaluar në Itali, De Zerbi me Sasuolon dhe Fonseka me Romën, andaj janë alternative konkrete për Milanin, pasi e njohin mirë terrenin e Serie A.

LEXO EDHE:

Back to top button