Milani përsërit nismën e sezonit si në vitin 1954

Milani regjistroi një fitore minimale ndaj Torinos, falë golit të realizuar nga Olivier Zhiru, që i dha klubit një fitore tejet të rëndësishme për të vazhduar ecurinë pozitive tani me gjashtë fitore radhazi në Serie A. Me fitoren ndaj Torinos, Milani tani ka arritur nëntë fitore pas 10 xhirove të para të këtij sezoni, duke mbledhur 28 pikë në total.

Në fakt, Milani me këtë start impresiv ka regjistruar startin më të mirë në një kampionat të Serie A në 67 vite.

Sipas ‘OptaPaolos’, AC Milan ka fituar nëntë nga 10 ndeshjet e tyre fillestare në një sezon në Serie A për herë të dytë në historinë e tyre, pasi e kishin bërë paraprakisht në sezonin 1954/55, nën drejtimin e Béla Guttmann (9 fitore, 1 barazim).

LEXO EDHE:

Back to top button