Milani po mendon për transferimin e Romelu Lukaku-s

Jo vetëm Davide Frattesi, por Milan do të dëshironte gjithashtu të futej në garë për Romelu Lukaku.

Me paratë nga shitja e mundshme e Tonalit te Njukasëllit për 80 milionë euro, “kuqezinjtë” do të hidheshin në sulm për sulmuesin belg, i cili edhe pse gjithmonë ka cilësuar si Interin ekipin e tij të zemrës. Edhe pse Çellsi i pagoi interit 109 milionë euro për kartonin e tij, anglezët tashmë thuhet se janë të gatshëm ta lejojnë të largohet edhe për një shifër rreth 40-50 milionë euro, sipas “Gazzetta dello Sport”.

Të gjitha këto janë ende zëra dhe supozime, por gjithçka mund të ndodhë deri në fund të merkatos verore.

LEXO EDHE:

Back to top button